​Kurti pyetet për hapjen e Urës së Ibrit, habit me veprimin në Klinikën Emergjente

Aktuale

​Kurti pyetet për hapjen e Urës së Ibrit, habit me veprimin në Klinikën Emergjente

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 10:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Klinikën Emergjente, është pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Ura e Ibrit, megjithatë ai ka refuzuar të përgjigjet.

Madje, ai duke shmangur gazetarët, ka ngatërruar edhe daljen nga Klinika Emergjente në QKUK, ku u përuruan renovimet.

Kurti ka folur për takimin me shefin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë, takim për të cilin ka thënë se shkojë mirë.

Ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Deklaratat e fundit të Kurtit për hapjen e urës, pas kundërshtimit të aleatëve të Kosovës, ishin se nuk do të befasojnë aleatët por as nuk do të presin pafundësisht për ta hapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat