​Kurti pyetet për implantet stomatologjike: S’jam në dijeni as nga përvoja dhe as nga të dhënat

Aktuale

​Kurti pyetet për implantet stomatologjike: S’jam në dijeni as nga përvoja dhe as nga të dhënat

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:13
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë përurimit të Klinikës Emergjente në QKUK, janë pyetur për implantet stomatologjike, pasi tash e shtatë muaj janë bërë vetëm dy implante dhe shuma e tyre është 400 euro, ose e përafërt me atë të sektorit privat.

Kurti është përgjigjur se nuk është në dijeni për implantet as nga përvoja, e as nga të dhënat.

Kurti: Nuk jam në dijeni sa implante janë bërë në Klinikën Stomatologjike

“Nuk jam në dijeni sa implante janë vërë në Klinikën Stomatologjike as nga përvoja, e as nga të dhënat”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri Vitia ka thënë se grupi punues brenda Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me profesionistët e fushës nga stomatologjia janë në përfundim të udhëzimit të ri dhe çmimores së re.

Vitia: Është në përfundim udhëzimi dhe çmimorja e re

“Janë bërë investime të theksuara dhe shumë të nevojshme në stomatologji, një prej tyre është edhe implanti. Është e vërtetë që ka qenë një udhëzim administrativ i cili i ka pasur çmimet jo në nivelin i cili duhet të jetë për qytetarët e Republikës dhe menjëherë pas këtyre investimeve dhe shërbimeve të reja gjatë këtij viti, që kanë qenë tre, grupi punues brenda Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me profesionistët e fushës nga stomatologjia janë në përfundim të udhëzimit të ri dhe çmimores”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat