Përgatitjet për zgjedhje, KQZ shpall tender 80 mijë euro për furnizim me material administrativ për vendvotime

Aktuale

Përgatitjet për zgjedhje, KQZ shpall tender 80 mijë euro për furnizim me material administrativ për vendvotime

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Në faqen zyrtare të prokurimit publik, figuron tenderi i KQZ’së për furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimeve për zgjedhje. Për këtë qëllim, Komisioni planifikon të shpenzojë 80 mijë euro.

Me këtë kontratë parashihet furnizimi me 9 mijë lapsa shkollor me gomë, 9 mijë vizore, 9 mijë gërshërë, kimika të kaltërt për votuesit, mbrehëse lapsi nga metali, Post Notes, letra higjiene, qese të plastikës etj.

Furnizimi duhet të kryhet 30 ditë nga dita e dhënies së kontratës.

Kompanitë e interesuara për të kryer furnizimin kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 17 shtator në orën 13:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat