Gashi për herë parë flet për shkuarjen në dasmë në Kosovë

Aktuale

Gashi për herë parë flet për shkuarjen në dasmë në Kosovë

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 14:22
Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka folur në lidhje me shkuarjen e tij në dasmë në Kosovë.

Ai thotë se sipas ligjit ai është i obliguar që gjithkund të lëvizë me veturën zyrtare.

Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturën zyrtare.

Unë nuk dua kjo të jetë kështu. Të gjithë duam që të kemi pak privatësi, unë aspak nuk e kam, dhe për fat të keq në këtë rast e kisha patjetër në ngjarje private të udhëtojë me veturën zyrtare”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat