Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.
Sipas kësaj, qendre për të dalë nga Kosova më shumë po pritet në Merdarë deri në gjysmë ore.
Kurse, tek Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin 10 minuta.
Ndërsa, në pikë-kalimet tjera kufitare po pritet tre deri në pesë minuta.