Nisin përgatitjet për hapjen e Postës së Kosovës në Mitrovicën veriore

Aktuale

Nisin përgatitjet për hapjen e Postës së Kosovës në Mitrovicën veriore

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 18:20
Posta e Kosovës

Urime po i thonë njëri-tjetrit por hapja nuk është sot.

Bëhet fjalë për Postën e Kosovës e cila tashmë e ka zënë vendin e një butiku rrobash në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.

Ky objekt tash është në pronësi të AKP-së pasi që është njëri ndër objektet e uzurpuar nga pronar të komunitetit serb në Kosovë.

E për postën e Kosovës po bëhen përgatitjet e fundit që së shpejti edhe të jetë e gatshme për qytetarët.

Nesër po ashtu pritet që në hapjen e Postës të jenë pjesë edhe zyrtarë të shtetit.

Kujtojmë që nëntë objektet, ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës janë mbyllur në fillim të muajit gusht, veprim i cili u kundërshtua nga Bashkimi Evropian.

Këto posta, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, vepronin në mënyrë ilegale në katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Aksioni ishte ndërmarrë pas një shkrese- informate të pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Pos kësaj, javëve të fundit në veri janë mbyllur edhe pompa derivatesh e gjithashtu ka nisur që rrjete marketesh e të tjera, të hapin përfaqësitë e tyre në Mitrovicën Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat