Presidentit rus Vladimir Putinit, po i rrezikohet jeta, sipas vlerësimit të ekspertit të sigurisë Hajrullah Tërnava.
“Tash Putini e sheh që po i rrezikohet edhe jeta e tij.
Sepse të gjithë njerëzit aty brenda që jetojnë që kanë humbur ushtarët e vet, fëmijët e vet, me qindra mijëra ushtarë që janë vrarë, kanë familje, ato bëjnë miliona”, u shpreh ai,
Sipas tij, udhëheqësit të Rusisë, ka gjasa që dikush nga brenda t’i bëj ndonjë atentat.
“Andaj ato pakënaqësi që po shpërndahen, e po e luajnë rolin e vet, tash mund t’i kthehen boomerang, dhe Putini mund të pësojë ndoshta edhe nga vet brendësia e njerëzve të vet, që të kryejnë ndonjë akt e të ndalin këtë luftë”, deklaroi Tërnava, në “Info Magazinë”.