Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka folur për vendosjen e më shumë se 100 ushtarëve të Batalionit 1 të helikopterëve sulmues, nga regjimenti 183, të Gardës Kombëtare e Idahos.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai pohoi se Kosova është e sigurtë me praninë e KFOR-it,
“KFOR nuk punon prej një momenti në një moment tjetër, ka një farë agjende e ka një farë plani e i kanë informacionet, gjithçka që bënë KFOR i bënë në kuadër të një sistemi të strukturuar”.
“Misionet e NATO-s dhe OKB-së dhe NATO-së janë standarde e të rregullta profesionale që ata duke i pasë të gjitha parasysh, më pasë bëjnë veprime. Aspekti i sigurisë është çështje e KFOR-it, derisa është KFOR-i këtu garancionet janë më të sigurta”, ka thënë Zeka.