Ushtarët italianë dhe kroatë patrullojnë rreth kufirit- KFOR’i njofton për operacionin

Aktuale

Ushtarët italianë dhe kroatë patrullojnë rreth kufirit- KFOR’i njofton për operacionin

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:58
KFOR

Ka përfunduar operacioni njëzetekatër orësh i kryer nga Batalioni Lëvizës i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO.

Personeli kroat dhe italian kryen një sërë aktivitetesh përgjatë kufirit.

Operacioni i përmendur paraqiste vendosjen e një poste komanduese taktike, njofton KFOR.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat