Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet

Aktuale

Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 21:35
Ramush Ahmetaj dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka prezantuar sot edhe një kandidat për deputet nga radhët e partisë së tij.

Bëhet fjalë për Ramush Ahmetajn, ish luftëtar i UÇK-së dhe sipërmarrës tashmë i dëshmuar jo vetëm në Deçan.

“Vëllezërit Ahmetaj ishin në rresht që nga orët e para të luftës për liri. Me këtë familje rrugëtojmë bashkë politikisht që nga fillet e Aleancës, ndërsa kontributin për vendin e japin edhe në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Bashkëluftëtari im, Ramush Ahmetaj, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Aleancës në zgjedhjet e përgjithshme. I urova sukses në kandidaturën e tij, që është vlerë e shtuar në listën tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Deri më tash si kandidat për deputet nga AAK-ja është prezantuar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat