Ky është personi i arrestuar për të shtënat me armë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Aktuale

Ky është personi i arrestuar për të shtënat me armë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 00:14
Ilustrim

Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodh sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilës ka edhe të plagosur.

Siç mësohet i plagosur ka mbetur: Ekrem Bulliqi, 49-vjeçar.

Për rastin është arrestuar Sokol Azemi, 59-vjeçar. Nuk dihet nëse ai ka shtënë me armë, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast me të dyshuarit e tjerë, që janë arratisë nga vendi i krimit.

Mësohet se përleshja mes dy grupeve e cila ka përfunduar me shkrepje të armëve ka ndodhur afër pjesës së njohur si Tregu i Gjelbër, në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitë policore.

I lënduari mësohet se është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat