Deklarata e fundit e Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: Jemi duke bërë...

Aktuale

Deklarata e fundit e Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: Jemi duke bërë...

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 10:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti thotë se janë duke i bërë konsultimet e nevojshme për hapjen e Urës së Ibrit.

Në fjalën e tij në mbledhje të qeverisë, Kurti theksoi se hapja e urës është liri e lëvizjes themelore sikur në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

“Jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë si psh trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin.

Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat