Marrëveshja me Suedinë për çështjet penale, qeveria kërkon autorizimin nga presidentja

Aktuale

Marrëveshja me Suedinë për çështjet penale, qeveria kërkon autorizimin nga presidentja

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 11:41
Vjosa Osmani- Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozim-vendime që kërkohet autorizimi nga presidentja e Republikës së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes që kanë të bëjnë me çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

Këto propozim-vendime janë, Propozim-vendimit për ti kërkuar Presidentes së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.

Propozim-vendimi i dytë për t’i kërkuar presidentes Osmani dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim me qeverinë e Mbretërisë së Suedisë si dhe propozim-vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar me qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD).

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se këto marrëveshje janë bërë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale mes Kosovës dhe qeverisë së Mbretërisë së Suedisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat