Ish-shefi i AKI-së: “Burnsicilin”, serumi që qetësoi Ballkanin, dy eksponentë rusë u qetësuan - Ka dy fjalë edhe për Kurtin!

Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: “Burnsicilin”, serumi që qetësoi Ballkanin, dy eksponentë rusë u qetësuan - Ka dy fjalë edhe për Kurtin!

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2024 Në ora: 15:11
William Burns

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë shefi i CIA-s, William Burns me vizitën e tij e qetësoi Ballkanin.

Ai tha se dy eksponentët rus, Vuçiq dhe Dodik, u qetësuan.

Shkrimi i plotë:

“Burnsicilin” - Serumi që qetësoi Ballkanin

Liderët ballkanikë që desh i ndezën fuçitë e barutit sërish në 2024-tën, morën “Serum” për qetësim!

Vuçiq dhe Dodik, dy eksponentët rus në Ballkanin Perëndimor u qetësuan. Ndoshta përkohësisht. Por, shpresoj afat-gjatë.

Aleksandar Vuçiq menjëherë më pas takoi Ambasadorin rus në Beograd, derisa për publikun tha se takimi me shefin e CIA-s William Burns ishte “shumë i rëndësishëm e i dobishëm”.

Milorad Dodik i Republikës Serbe - ky Kali i Putinit - arriti atë që askush nuk e besonte. Pra, artikuloi fjalinë: “Republika Serbe asnjëherë nuk ka dashur të ndahet nga Bosnja e Hercegovina”.

Këta tanët, një grumbull të “pa kokë” - si me buton - kapërcyen ylberin. U kthyen në narrativin promovues të marrëdhënieve strategjike dhe në ‘detyrat e shtëpisë’.

S’ka më “kemi mospajtime me Amerikën, por ne jemi shtet sovran” si fyerje e përçmim, por ka “Amerika kujdeset për sigurinë tonë”!

Bravo!

Më në fund u kthyet në atë që populli e di dhe e do që 25 vjet!

Për të qenë i qartë:

Nuk ka asnjëlloj krahasimi individual mes këtyre tri shteteve.

Ne, në Kosovë, kemi synime zhvillimore, ndërsa Vuçiqi e Dodiku kanë mbetur në synime territoriale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat