Pas vendimeve të miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Punëv të Jashme Donika Gërvalla, ka thënë se me këto vendime po rritet mbështetja për familjet dhe qytetarët tonë.
Sipas saj, “na presin edhe shumë vendime të tjera që vijnë si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”.
Postimi i plotë:
Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, kemi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj.
Me këtë rritje të pagës minimale, mbështetjen ndaj familjeve, shtesat për fëmijë dhe politikat e tjera fiskale, rrisin edhe një herë mbështetjen për familjet dhe qytetarët tanë në punësim dhe mirëqenie.
Na presin edhe shumë vendime të tjera që vijnë si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë.