Emisari gjerman sot qëndron në Kosovë

Aktuale

Emisari gjerman sot qëndron në Kosovë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 07:34
Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ardhjen e tij e ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se kë do ta takojë Sarrazin dhe as temat për të cilat do të diskutohen, mirëpo është theksuar se në përmbyllje të vizitës do të ketë një deklarim për media. 

Sarrazin u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022 dhe nga ajo periudhë ka zhvilluar disa vizita në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat