Shala i PDK-së komenton vendimin e Kurtit për rritjen e pagës minimale

Aktuale

Shala i PDK-së komenton vendimin e Kurtit për rritjen e pagës minimale

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 08:20
Ferat Shala

Në lidhje me rritjen e pagës minimale është deklaruar edhe deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës i cili ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se nuk e konsideron si një ngritje të mjaftueshme të pagës.

Ai theksoi se rritja nuk i plotëson kriteret e kërkuara, nuk adreson kategoritë sociale më të ndjeshme dhe nuk i përputhet me rritjen e inflacionit gjatë këtij mandati qeverisës.

Shala e përshkroi këtë vendim si një “lojë me numra” dhe një masë që nuk do të ndikojë në mënyrë pozitive në problematikat ekonomike dhe inflacionin, duke e konsideruar si një veprim të qëllimshëm për qëllime propagandistike në prag të fushatës zgjedhore.

“Parimisht këtë nuk mund ta quajmë ngritje page sepse nuk i plotëson asnjë nga kriteret e parapara , nuk i plotëson as kërkesat e kategorive më të veçanta që janë kategoritë sociale , nuk e plotëson as kriterin dhe raportin e ngritjes së inflacionit gjatë këtij mandati qeveritar të kësaj qeverie pra shumë më e lartë ka qenë shkalla e inflacionit sesa parimisht ngritja e pagës. Këtu nuk mund të themi gjë tjetër përveç lojë me numra dhe fatkeqësisht nuk ka zgjidhur asgjë me këtë vendim në prag të fushatës zgjedhore”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat