Hamiti: Qeveria Kurti nuk mund ta bind askënd, përveç militantëve të saj

Aktuale

Hamiti: Qeveria Kurti nuk mund ta bind askënd, përveç militantëve të saj

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:08
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk është në gjendje ta bind askënd për ndonjë gjë.

Për shkak të kësaj paaftësie, ka thënë ai, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo qeveri mund t`i bind vetëm militantët e saj.

“Republika e Kosovës e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pa asnjë dyshim. Puna është se Qeveria e Albin Kurtit / Vetëvendosjes nuk i ka bindur vendet kryesore se Kosova e meriton këtë anëtarësim. Qeveria e Vetëvendosjes nuk e bind askën. Përveç militantëve të vet, natyrisht”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat