Dy ministra të Qeverisë së Kosovës shihen te Ura e Ibrit

Aktuale

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës shihen te Ura e Ibrit

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:33
Ministri Elbert Krasniqi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli janë parë duke kaluar tek Ura e Ibrit

Pas hapjes së postës në veri, dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Elbert Krasniqi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli janë parë duke kaluar tek Ura e Ibrit. Të dy ministrat nuk janë deklaruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka thënë se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Derisa institucionet e Kosovës po kërkojnë që e njëjta të hapet, bashkësia ndërkombëtare po thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë pjesë e dialogut.

Kurti ka treguar se në këtë javë e po ashtu edhe në javën e ardhshme do të kenë vizita nga delegacioni i NATOS-, delegacioni danez e po ashtu edhe ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat