Presidenti francez Emmanuel Macron, do të vizitojë sot Serbinë.
Ai ka deklaruar se personalisht do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.
Ish-negociatorja, Edita Tahiri, thotë se “ky fjalor i njëanshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës”
Postimi i plotë:
Macron në letrën e tij para vizitës në Serbi përmend asociacionin por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia - ky fjalor i një anshëm i gjithë vendeve të Quintit është dështim i diplomacisë së Kosovës - pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë - po ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje..?