“Ura mbi Ibër”, Hasani: Kosova të konsultohet me ata që i dhanë lirinë

Aktuale

“Ura mbi Ibër”, Hasani: Kosova të konsultohet me ata që i dhanë lirinë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:21
Igli Hasani

Të gjitha hapat Kosova duhet t’i diksutojë me vendet dhe organizata që e kanë bërë të lirë sic është sot” – kështu iu përgjigj ministri Hasani, pyetjes së mediat mbi urën e Ibrit në Kosovë.

“Kemi qenë të qartë, për ne prioritet i politikës së jashtme është Kosova, gjithmonë i kemi thënë që të gjitha hapat duhet t’i diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë, përpara se të ndërmarrin cdo hap.

Dhe të arrijnë konkluzione me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë sic është sot.

Dhe këtu hyn edhe Shqipëria. Cdo punë e mirë bëhet e diskutuar me ata që e duan më fort se të gjithë të tjerët Kosovën.” -tha Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat