Kurti pret ambasadoren e re të Holandës, e njofton për synimet euroatlantike

Aktuale

Kurti pret ambasadoren e re të Holandës, e njofton për synimet euroatlantike

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:24
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në këtë takim të parë mes tyre, kryeministri e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, Kurti shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere.

“Së bashku, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti e njohu ambasadoren me progresin socio-ekonomik e demokratik të vendit, i cili është dëshmuar në tri vitet e fundit dhe nga indikatorët, matjet e rankimet pozitive ndërkombëtare”, vazhdon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat