Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu viziton nesër Kosovën.
Ai do të pritet me ceremoni nga ministri, Ejup Maqedonci.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo do të nisë nga ora 10.00.