“Sjellje e çuditshme ndaj Kosovës”/ Eksperti i sigurisë “shpërthen” ndaj ndërkombëtarëve dhe ka dy fjalë për ata që flasin me gjuhën e Serbisë!

Aktuale

“Sjellje e çuditshme ndaj Kosovës”/ Eksperti i sigurisë “shpërthen” ndaj ndërkombëtarëve dhe ka dy fjalë për ata që flasin me gjuhën e Serbisë!

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2024 Në ora: 13:46
Posta e Kosovës në veri

Eksperti i sigurisë, Armend Halimi përmes një shkrimi ka kritikuar faktorin ndërkombëtar për mos reagimet dhe tolerimet që po i bëhen Serbisë.

Sipas tij, nëse ata nuk janë të gatshëm të krijojnë një ambient të qetë e të sigurt, mos të pengojnë s’paku duke u bërë gaz i botës!

Ai ka dy fjalë edhe për ata siç i quan ai, shqiptarzitë.

“Ndaj shqiptarëzive që flasin me gjuhën e Serbisë, në vitet e 90-ta do quheshin tradhëtar, por as sot nuk duhet i lënë krejt pa u ndëshku, ndëshkim me ligje të kohës, të importuara nga ndërkombëtarët!”

Reagimi në Fcebook:

Bashkësia ndërkombëtare sinqerisht shumë hapur janë duke u sjellur çuditshëm ndaj Kosovës, dhe si të tillë fatkeqësisht janë përgjegjës ndaj tolerimeve, për të mos thënë mbjelljës të padrejtësisë.

Paramendojeni, i shohin shumë normale aksionet e liderëve serbë që pengojnë vendosjen e rendit dhe bashkëjetesës në Kosovë!

Sa do konsiderohej normale nëse shqiptarët do të pengonin krijimin e bizneseve serbe dhe funksionimin e tyre normal në Graçanicë.?! Sigurisht që krejt termat e mundshëm të dokumenteve ndërkombëtare të drejtësisë do i zinin në gojë; diskriminim, mohim, e s’di çka, e masa me kamiona do të aplikonin ndaj nesh.!

Po, çfarë rreziku paraqet për serbët hapja e postave, marketeve e kafeneve bre.?!

Andaj, nëse nuk janë në gjendje të krijojnë ambient të sigurt dhe të qetë, e të promovojnë bashkëjetesën, gjë që krejt këto i kanë obligime e përgjegjësi, mos të pengojnë s’paku duke u bërë gaz i botës.!

Kurse, ndaj shqiptarëzive që flasin me gjuhën e Serbisë, në vitet e 90-ta do quheshin tradhëtar, por as sot nuk duhet i lënë krejt pa u ndëshku, ndëshkim me ligje të kohës, të importuara nga ndërkombëtarët!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat