Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, Spahiu me akuza të rënda për disa hoxhallarë

Aktuale

Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, Spahiu me akuza të rënda për disa hoxhallarë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 14:18
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se një numër i madh i hoxhallarëve të Kosovës, janë agjentë të BIA-s serbe.

Kështu u shpreh analisti pas debatit për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.

“Komandanti i KFOR-it, nëse i pengon mund të dalë dhe thotë se nuk mundemi tani për tani, kemi probleme. Por ne nuk i kemi dëgjuar, përkundrazi gjenerali Byler në vitin 2010, ka deklaruar se dëshiron të ndërtohet Xhamia e Ibrit, se ka gjetur fonde për ta bërë këtë”, tha Spahiu.

“Një numër i madh i hoxhallarëve janë agjent të BIA-s serbe, kjo dihet që moti. U pat thënë se nëse doni t’i dëmtoni shqiptarët duhet ta korruptoni klerin, që t’ua tugit fenë shqiptarëve. Por jo të gjithë klerin. Ata të cilët e bojkotojnë, e sabotojnë rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, disa nuk janë agjentë, por e dinë se kanë punë me Serbinë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat