Osmani e përfaqëson Kosovën në forumin Globsec që do të mbahet në Çeki

Aktuale

Osmani e përfaqëson Kosovën në forumin Globsec që do të mbahet në Çeki

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 14:40
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në forumin Globsec që do të mbahet në Pragë të Republikës Çeke, ku do të diskutohen sfidat e sigurisë në botë.

Osmani do të jetë folëse më 31 gusht nga ora 13:50 deri më 14:10, në skenën “Albright”, ku në paraqitjen e saj moderator do të jetë, Justin Vogt.

Ky është edicioni i 19-të i forumit GLOBSEC, i cili do të zgjasë për tri ditë nga 30 gushti deri më 1 shtator të vitit 2024. Forumi GLOBSEC synon të theksojë rëndësinë e rritjes së ruajtjes së stabilitetit global.

Forumi GLOBSEC do të mbledhë liderë nga qeveritë, bizneset, akademitë dhe OJQ-të për të hartuar strategji për të trajtuar një mori sfidash me të cilat përballet bota aktualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat