Forca e Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnimin bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore.
Kjo u bë në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Turqisë, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake.
Kështu ka njoftuar FSK-ja.
“Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike”.