Komandanti i KFOR-it takohet me Goffus, flasin për mbështetjen e KFOR-it mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takohet me Goffus, flasin për mbështetjen e KFOR-it mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:30
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takua sot me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tomas Gofus

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takua sot me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tomas Gofus në kampin Film City në Prishtinë.

Siç është njoftuar nga KFOR-i dhe publikuar në Facebook, Ulutash e ka njoftuar Gofus për aktivitetet e KFOR-it në kuadër të mandatit të tij në OKB dhe mbështetjen për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

Njoftimi:

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të kontribuar në një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat