Krasniqi i bën thirrje mërgatës për t’u regjistruar që të mund të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale

Krasniqi i bën thirrje mërgatës për t’u regjistruar që të mund të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:56
Memli Krasniqi

Lideri i PDK-së, Memli Kransiqi i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen në eDiaspora që të mund të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se PDK-ja do të jetë e angazhuar në mërgatë për të ndihmuar e lehtësuar procesin për bashkëatdhetarët.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës në mërgatë,

Sot ka nisur procesi i regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit tonë, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025. E përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë gjatë kësaj kohe duke mundësuar një proces efikas regjistrimi për të gjithë.

Prandaj, sot, ju ftoj të gjithëve që, duke u regjistruar përmes platformës së KQZ-së, t’ia mundësoni vetes të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë.

Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit.

Afati i regjistrimit fillon sot dhe përfundon më 26 dhjetor.

Për t’u regjistruar dhe informuar për të gjitha procedurat dhe afatet e tjera për votim, klikoni këtu 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat