Kryetari i Degës së AAK-së në Hessen të Gjermanisë, Ukë Blakaj, i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për ta votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Të angazhohemi të gjithë fuqishëm për të mbeshtetur dhe votuar AAK-në, si e vetmja forcë politike e udhëhequr nga Ramush Haradinaj që garanton të ardhme të sigurt për shtetin e Kosovës.”, deklaroi ai.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë,
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur procesin e regjistrimit për të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, si dhe nëpërmjet postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Vota e juaj ka peshë të madhe për Kosovën dhe të ardhmen e saj, prandaj ju lutem gjeni pak minuta kohë për t’u regjistruar sa më SHPEJT në këtë link: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter
Të angazhohemi të gjithë fuqishëm për të mbeshtetur dhe votuar AAK-në, si e vetmja forcë politike e udhëhequr nga Ramush Haradinaj që garanton të ardhme të sigurt për shtetin e Kosovës.