Deputeti i PDK-së: Paga minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Paga minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 19:40
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujt.

Sipas tij, në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje.

“Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë. Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj.

Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat