Hapja e Urës së Ibrit, ekspertët: Finalizohet vetëm me marrëveshje me NATO

Aktuale

Hapja e Urës së Ibrit, ekspertët: Finalizohet vetëm me marrëveshje me NATO

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 20:21
Ura e Ibrit

Qeveria e Kosovës shprehet e bindur se Ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe për këtë arsye institucionet e saj kanë filluar të punojnë intensivisht për këtë çështje.

Partnerët perëndimor i kanë bërë të qartë kryeministrit Albin Kurti se nuk duhet ta ndërmarrë një iniciativë të tillë. Por konsultimet dhe koordinimi” i paralajmëruar me ndërkombëtarët duket se po shkon mirë dhe si rrjedhojë gjuha e kryeministrit Kurti pas vizitës në SHBA dhe takimit me shefin e CIA-s William Burns për hapjen e Urës është zbutur disi.

Ish- ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, thotë për A2 CNN, se ndryshimi i gjuhës së deklaratave nga kryeministri Kurti, ka ardhur pas takimit me shefin e CIA-s, Burns dhe vizitave të shumta të drejtuesve të lartë të NATO-s në Kosovë".

Hapja e Urës sipas ish zyrtarit të lartë të Kosovës duhet të arrihet me një marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s, në Kosovë.

Analisti politik Fidan Ukaj thot se gjuha e kryeministrit Kurti nga ofensive ka kaluar në difensive, pas tani flet vetëm për plane.

Ekspertet vlerësojnë se hapja e Urës së Ibrit dhe situata në veri nuk është çështje vetëm e ligjshmërisë, por më tepër është problem politik sepse lidhet me kundërshtimin e një pjese të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat