Kurti takon Ndihmës Sekretarin e NATO-së, ia përmend kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Kurti takon Ndihmës Sekretarin e NATO-së, ia përmend kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2024 Në ora: 21:16
Pamje nga takimi

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka njoftuar se ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus.

Kryeministri Kurti thotë se në këtë takim ka përmendur kërcënimet dhe tentativat destabiziluese të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai thotë ndër të tjera se bashkë me NATO-n e miqtë e aleatët tanë, mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në bisedën tonë, theksova se përkundër kërcënimeve të vazhdueshme dhe tentativave destabilizuese të Serbisë pro-ruse, Republika e Kosovës në tri vitet e fundit ka njohur progresin më të madh ndonjëherë ekonomik dhe demokratik. Institucionet tona të sigurisë kanë treguar maturi e përgatitje në përballjen dhe zmbrapsjen e sulmeve të Serbisë.

Së bashku edhe me NATO-n e miqtë e aleatët tanë, mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, teksa e rrisim bashkëpunimin e ngushtë e të rregullt me njëri-tjetrin.

Sundimi i rendit e ligjit mbeten parësore. Do të vijojmë pareshtur të mbrojmë qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, si dhe progresin e prosperitetin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat