Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Serbisë me Francën ppër blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Sipas Krakit, Evropa dhe Franca janë të lira të bëjnë politikë e biznes me Serbinë duke shpresuar (100 për qind gabimisht) se Beogradi do të ndahet nga Moska.
Por, halli i tij është kur ata e fusin Kosovën në thesin evropianizues për Serbinë.
“Evropa e Franca janë të lira të bëjnë politikë e biznes me Serbinë duke shpresuar (100% gabimisht) se Beogradi do ndahet nga Moska.
Problemi apo halli im është kur këta e fusin edhe Kosovën në thesin evropianizues për Serbinë. Kjo nuk duhet të pranohet nga Kosova”, shkruan Kraki.
Sipas tij, moblilizimi i evropianëve për ta bllokuar normalizimin e veriut është poashtu pjesë e strategjisë “ta afrojmë Serbinë” dhe veriu nën kontrollin e Serbisë është dhurata e premtuar Vuçiqit.
Tutje, ai ka treguar sesi Franca kishte bërë kontratë me Rusinë, por e kishte prishur më vonë.
“Mobilizimi i evropianëve për ta bllokuar normalizimin e veriut është poashtu pjesë e strategjisë « ta afrojmë Serbinë ». Veriu nën kontrollin e Serbisë dhe me urën e mbyllur si kufi gjendet po ashtu në thesin me dhurata që i është premtuar Vuçiqit.
Franca kishte bër kontratë me Rusinë për dy nëndetëse dhe kur ato u prodhuan, Rusia e aneksoi Krimenë. Franca e prishi kontratën dhe ia shiti nëndetëset një vendi aleat: Egjiptit.
Me avionet Rafale mund të ndodhë e njëjta gjë nëse Serbia nuk bën hapa konkret drejt rreshtimit me parimet dhe angazhimet e BE-së dhe NATO-s. Dhe kohë ka boll për ta dëshmuar këtë duke e ditur se avionet s’do prodhohen para 6-10 viteve minimalisht”, ka vazhduar Kraki.