Nagavci takohet me ambasadorin britanik, flasin për çështje të rëndësishme rreth arsimit

Aktuale

Nagavci takohet me ambasadorin britanik, flasin për çështje të rëndësishme rreth arsimit

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 11:29
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas ministres, ata diskutuan për çështje të rëndësishme rreth arsimit, si dhe për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM si dhe për mundësitë e financimit.

“E falënderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. Po ashtu në lidhje me zhvillimin profesional të mësimdhënësve të anglishtes në programin e zhvillimit profesional të grupit të fundit si dhe me programin “Shkollat e Shekullit 21”, versionin online”, shkruan Nagavci në Facebook.

“Njëkohësisht, e informova në lidhje me disa nga proceset kryesore si rishikimi i teksteve shkollore, subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore për të dytin vit me radhë, miratimin e Ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme”.

“Ambasadorin Hargreaves e urova për formimin e Qeverisë së re të Britanisë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat