Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, është deklaruar për media pas takimit me homologun nga Kosova, Ejup Maqedoncin.
Vengu bëri të ditur se gjatë takimeve të sotme me Kurtin dhe Maqadoncin ka diskutuar për sigurinë në rajon, fuqizimin e ushtrisë së Kosovës si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë mes të dyja vendeve.
“Mes tjerash diskutuam për çmontimin e zonave të rrezikuara, që të gjithë të jenë të sigurt. Edhe për bashkimin e forcave dhe synojmë të krijomë grupe të bashkuara. E sigurisë në rajon, të gjitha kërcënimet që ka Kosova, KFOR-i është instrument për siguri”.
Ndër të tjera, ministri tha se Shqipëria e ndjen si privilegj ta ndihmojë Kosovën që të kthehet në aktor që kontribuon në siguri kolektive.
“Shqipëria ka një kontribut të veçantë, dhe e kemi privilegj që Kosova me gjithë përpjekjet e saj të kthehet në aktor që kontribuon në siguri kolektive”, tha Vengu.