​Maqedonci: Me Vengun diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake

Aktuale

​Maqedonci: Me Vengun diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:08
Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.

Sipas tij, Kosova e Shqipëria po bashkëpunojnë në vazhdimësi për tu përballur me çdo rrezik e kërcënim.

"Vlerësuam që ka mundësi për thellim të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve, edhe në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në industrinë ushtarake që është një element i ri i cili po zhvillohet në Shqipëri. Këtu nga ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes dua të them se ne me Republikën e Shqipërisë jemi, kemi qenë dhe bashkëpunojmë në vazhdimësi për tu përballur nga çdo rrezik dhe kërcënim", u shpreh Maqedonci.

Edhe homologu nga Shqipëria, Pirro Vengu theksoi se në këtë takim janë dakorduar për një sërë përparësish që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve.

Ministri Vengu u pyet edhe nëse do të shtojnë trupat në Kosovë, për çka theksoi se kjo ka ndodhur në kuadër të aleancës dhe komandimit të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat