Sveçla kujton policin Riza në përvjetorin e vdekjes: Ende nuk është vendosur drejtësia

Aktuale

Sveçla kujton policin Riza në përvjetorin e vdekjes: Ende nuk është vendosur drejtësia

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:19
Sveçla ka kujtuar në 17-vjetorin e vdekjes, policin Triumf Riza.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar në 17-vjetorin e vdekjes, policin Triumf Riza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri thotë se ende nuk është vënë drejtësia e plot në këtë rast.

“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza.

Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më. Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, ka shkruar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat