Osmani përshëndetet me Davenportin, i shpreh mirënjohje për angazhimin e tij

Aktuale

Osmani përshëndetet me Davenportin, i shpreh mirënjohje për angazhimin e tij

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se dje mirëpriti ambasadorin Michael Davenport për takimin lamtumirës.

Me anë të një postimi në platformën X, e para e shtetit tregoi per takimin.

Ajo tha se i ka shprehur “mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetjen e përpjekjeve tona për të forcuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë – fusha ku ne vazhdojmë të bëjmë hapa të rëndësishëm”.

“Teksa mandati i tij përfundon si shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, i urova gjithë të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat