Përfundon trajnimi i karabinierëve te ura e Ibrit, reduktohet prania e tyre
Pjesëtarë të KFOR-it që po qëndrojnë mbi urën e Ibrit kanë konfirmuar se trajnimi ka mbaruar, gjë për të cilën në mëngjes ishin parë më shumë trupa e automjete të karabinierëve në këtë pjesë.
Tani te ura e Ibrit po qëndrojnë si zakonisht forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë si dhe Policia e Kosovës.
Kjo është arsyeja pse KFOR-i shtoi trupat mbi Urën e Ibrit
Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër.
Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.
“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit.
Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë një burim brenda KFOR-it italian.
KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit pas aksionit të djeshëm policor në veri
KFOR ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit pasi Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Për këtë kanë reaguar shtetet aleate duke e konsideruar si hapa të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa paralajmëruan se kjo mund të çojë në përshkallëzim të situatës në veri të vendit.
Çfarë po ndodh? Pas operacionit të policisë në veri, karabinierët vendosin automjete të blinduara mbi Urën e Ibrit
Pas aksionit të Policisë së Kosovës, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve.
Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.
Sidoqoftë, dje në orët e pasdites qeveria ndërmori një aksion në katër komunat veriore duke ua vënë “bllombën” pesë objekteve atje.
Pamjet janë publikuar nga disa media në pjesën veriore.