Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me president e Çekisë, Petr Pavel.
Ajo thotë se ky është takimi i parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë në nivel presidentësh, duke shtuar se takimi u fokusua “në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”.
Postimi i plotë:
Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.
Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona. 🇽🇰🇨🇿