Policia publikon pamjet e operacionit në veri, çfarë kishte brenda komunave ilegale?

Aktuale

Policia publikon pamjet e operacionit në veri, çfarë kishte brenda komunave ilegale?

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.

Aksioni i djeshëm policor që përfundoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në komunat veriore shkaktoi reagime të ashpra nga SHBA, BE e Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkaq, sot KFOR u pa me një prezencë të shtuar te Ura e Ibrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat