Vuçiq takohet me Lajçakun në Pragë, i ankohet për aksionin e fundit në veri të Kosovës

Aktuale

Vuçiq takohet me Lajçakun në Pragë, i ankohet për aksionin e fundit në veri të Kosovës

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec.

Sipas raportimeve të mediave, Vucic ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”,

Vucic aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.

“Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun, të cilit i përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, ka deklaruar Vucic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat