Analisti Xhevdet Pozhari, ka thënë se qeveria duhet ta ketë parasysh që qytetrët i gëzojnë më shumë lajmet e mira, ato që kanë të bjënë me paga, arsim, shëndetësi sesa kjo këmbëngulje e vazhdueshme e përplasjes me SHBA.
Pozhari nuk e hedh poshtë temën e veriut, për të cilën thotë se është shumë e rëndësishme, “por jo të harrohen të gjitha pritshmëritë e tjera të qytetarëve”.
Postimi i plotë:
Qeveria duhet ta ketë parasysh se qytetarët më shumë po i gëzojnë lajmet si "rritet paga minimale", "sasi më të mëdha të grurit sivjet", "renovime të klinikave", "rritje e fondit për listën e barnave esenciale", "subvencionimi i fasadave", "punësimet e të rinjve"... etj, sesa kjo këmbëngulje e vazhdueshme e përplasjes me SHBA.
Veriu është temë e rëndësishme, por jo të harrohen të gjitha pritshmëritë e tjera të qytetarëve. Pastaj, as që mund të zgjidhet si temë brenda një mandati. Është bë më shumë sesa që mund të imagjinohej brenda këtyre viteve. Tash është koha që energjitë t'i koncentroni më shumë në zhvillimin e pjesës së tjetër të shtetit.
Askush nuk e dëshiron acarimin deri në këtë masë me aleatin kryesor. E, shumëkush është duke pritur një mirëqenie më të madhe në këtë shtet. Mbi të gjitha, këtë ua keni borxh atyre që ua besuan pushtetin.