‘Operacion rutinor’ apo ‘trajnim’ i KFOR-it mbi urë, ky është shpjegimi i Ramadanit

Aktuale

‘Operacion rutinor’ apo ‘trajnim’ i KFOR-it mbi urë, ky është shpjegimi i Ramadanit

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:02
Pjesëtarët e KFOR-it mbi Urën e Ibrit

Burim Ramadani ka shpjeguar termet e sigurisë sa i përket operacionit të ushtarëve të KFOR-it mbi lumin Ibër.

‘Operacion rutinor’ apo ‘trajnim’ i KFOR mbi Urë, ka thënë se kanë kuptim profesional duke elaboruar më tepër secilin në veçanti.

Shpjegimi i plotë:

‘Operacion rutinor’ apo ‘trajnim’ i KFOR mbi Urë: cili është kuptimi profesional për të dy rastet?

’Operacion rutinor’

me blinda, kordone dhe armë të gjata mbi Urën e Ibrit profesionalisht nënkupton se ka përfunduar një vlerësim i sigurisë nga KFOR.

Në këtë rast, sipas procedurave standarde operative, i bjen që rritja e kapaciteteve njerëzore e teknike, si dhe tregimi i forcës është i domosdoshëm për të pasur kapacitete të mjaftueshme të reagimit fillestar.

E në gjuhë joprofesionale, populli ynë thotë “duhet me e mbush për ujk!”

Nëse është ‘Operacion Rutinor’ atëherë pyetja është:

çfarë konkluza ka arritur vlerësimi i sigurisë që ka nxjerrë të domosdoshme tregimin e forcës me blinda, kordone e armë të gjata - krejt këto si veprime ‘rutine’?

’Aktivitet trajnimi’

me blinda, kordone e armë të gjata profesionalisht nënkupton vlerësim i nevojave dhe testim të reagimit e komunikimit sipas atij vlerësimi të sigurisë nga KFOR.

Në këtë rast, i bjen që kapacitetet e veta KFOR-i ka vendosur t’i testojë (trajnojë) për atë që ka vlerësuar se ka mundësi të ndodh.

Në këto raste, duhet analizuar pjesët e trajnimit dhe simodos nëse trajnimi është “mission/target oriented”? (I orientuar në një mision/pikë të caktuar).

Pse trupat dhe mjetet lëvizëse të KFOR-it janë të drejtuara me ballë kah jugu e jo nga veriu?

Nëse nga veriu, mund të kuptohet që presin trazira nga popullata apo grupe të organizuara në veri.

Nëse nga jugu, atëherë presin shqetësime nga popullata, grupe të organizuara apo instutucionet e shtetit të Kosovës.

Pra, nëse është trajnim, pyetja është Trajnim kundër kujt? Kundër cilit rrezik?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat