Përfaqësues të Listës Serbe vijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorë të Quint-it

Aktuale

Përfaqësues të Listës Serbe vijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorë të Quint-it

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:08 Përditësuar në ora: 15:01 më 31.08.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Vuçiq e konfirmon se Lista Srpska po mban takimin me ambasadorët e QUINT-it

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar nga Praga se përfaqësuesit e Listës Srpska aktualisht janë duke biseduar me QUINT-in në Prishtinë.

Ndërkaq, për aksionin e djeshëm në veri të vendit ku u mbyllën pesë objekte të komunave paralele, Vuçiq tha se është gjë e mirë që europianët dhe amerikanët kanë dënuar “sjelljen e Kurtit”.

“Ngadalë, por sigurt, e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që në të vërtetë dhe në thelb po krijon probleme”, tha ai.

Ai nuk beson se “BE-ja dhe SHBA-ja kanë diçka në dispozicion me të cilën planifikojnë të ndërmarrin veprime, duke shtuar se “fotografia që përmendi po bëhet gjithnjë e më e qartë në botë”.

Vuçiq pretendoi se nuk e kupton domethënien e aksionit policor, por tha se “beson dëshirën për të provokuar Serbinë”.

Përfaqësues të Listës Serbe vijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorë të Quint-it

Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë për një takim me ambasadorë të shteteve të Quint-it dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, takimi po mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë.

Pjesë e delegacionit janë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, nënkryetari Dragisha Milloviq dhe Igor Simiq.

Ky takim vjen pas aksionit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të vendit.

Këtë veprim e kundërshtoi bashkësia ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat