Zyrtari i Telekomit, Ekrem Cveradiku është larguar nga puna në këtë ndërmarrje. Këtij të fundit dyshohet se i është kërkuar qasje në dokumente të përgjimeve nga kryeshefja ekzekutive e Telekomit, Burbuqe Hana. Lidhur me rastin Gazeta Insajderi ka mësuar se Policia me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka nisur hetim nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Cveradiku dhe kryeshefja janë miq mes vete.
Sic ka mësuar media, Cveradiku që është mik i kryeshefes, Burbuqe Hana, tashmë është larguar nga puna, me vendim të drejtoreshës në këtë ndërmarrjeje.
Lidhur me rastin tashme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Insajderi tash e tri javë ka kërkuar konfirmim të informacionit për largimin e Ekrem Cervadikut nga puna, mirëpo nga Telekomi e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ndryshe, përkundër mos-kualifikimit për pozitën, vitin e kaluar në fushën ku ishte zyrtar Cervadiku ishin ndërmarrë edhe veprime kundër-ligjore. Në Telekom ishte instaluar pajisja e regjistrimit të punonjësve me të dhëna biometrike. Për këtë, vitin e kaluar ia kishte tërhequr vërejtjen Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke kërkuar që të hiqen menjëherë dhe të shkatërrohen të dhënat e marra të punëtorëve.