Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, ka dërguar ankesë zyrtare në PZAP.
Kjo, sic thuhet për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.
Rama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur me gjithë zotimin e MPJD-së dhe Qeverisë së Kosovës se do plotësohen gjitha kushtet për organizimin e votimit në Ambasada dhe Konsulata të Kosovës.
“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, tha ai.