Operacioni rutinor i KFOR-it/ Rron Gjinovci: Ia pamë hajrin këtij ushtrimi, edhe ne se e pamë kush u gëzu

Aktuale

Operacioni rutinor i KFOR-it/ Rron Gjinovci: Ia pamë hajrin këtij ushtrimi, edhe ne se e pamë kush u gëzu

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2024 Në ora: 17:51
Karabinierët te Ura e Ibrit

KFOR-i shtoi praninën e ushtarëve në urën e Ibrit më shumë se zakonisht.

Pas kësaj patë reagime të shumta kinse kjo vije si rezultat i aksionit të djeshëm nga Qeveria dhe Policia e Kosovës, me mbylljen e strukturave paralele serbe në veri. Por, më vonë doli që aksioni ishte operacion rutinor i KFOR-it.

Pas kësaj analisti Rron Gjinovci tha se personazhet negative u gëzuan se menduan që KFOR-i ka dalë të bllokoi urën.

“Ia pamë hajrin këtij ushtrimi edhe na se e pamë ku gëzu”, shkruan Gjinovci.

Postimi i plotë:

A e vërejtët qysh u gëzun këta personazhet negative tu menu që KFOR-i ka dalë me blloku urën. Shokuse a?! Këta gëzohen me dështu Kosova.

KFOR-i tu bo ushtrime ish kon 😄. Ia pamë hajrin këtij ushtrimi edhe na se e pamë kush u gëzu 😉.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat