Shefi i CIA-së, William Burns javë më parë ishte në një tur vizitash në Ballkan.
Ai vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Por, vizita e tij ngjalli shumë reagime sidomos përshëndetja me liderët e Kosovës, sepse Burns mban dorën në xhep.
Reagimet qenë të mëdha për këtë gjest të Burns mirëpo të njejta reagime nuk u bënë kur presidenti i Francës, Macron përshëndeti dhe nënshkroi marrëveshje me Vuçiqin me dorën në xhep.
E për këtë çështje një analizë të qëlluar e ka bërë edhe botuesi i Gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.
Mazrekaj sjellë këtë detaj nga takimi mes Macron dhe Vuçiq.
Ai parashtron pyetjen nëse analistët e mediave shqiptare e kanë parë këtë përshëndetje dhe pse nuk po e komentojnë siç bënë me shefin e CIA-s gjatë takimeve me liderët shqiptarë, përcjell “Bota sot”.
“Ky është një moment ku duket qartë se disa analistë zgjedhin çfarë të komentojnë në varësi të agjendave të tyre, duke shpërfillur të njëjtat gjeste kur ato ndodhin me liderë të tjerë”, shkroi ndër tjera Mazrekaj.
Postimi i plotë
A e kanë parë analistët e mediave shqiptare këtë fotografi aktuale të Presidentit francez Emmanuel Macron duke u përshëndetur me Aleksandër Vuçiq me dorën në xhep? Pse nuk po e komentojnë siç bënë me shefin e CIA-s gjatë takimeve me liderët shqiptarë? Për një javë të tërë na bombarduan me teori se si shefi i CIA-s na qenka sjellur me nënçmim ndaj kryeministrit dhe presidentes së Kosovës. Ndërkohë, Macron nënshkroi marrëveshje miliardëshe me Vuçiqin, përfshirë shitjen e avionëve Rafale për tre miliardë euro. Ky është një moment ku duket qartë se disa analistë zgjedhin çfarë të komentojnë në varësi të agjendave të tyre, duke shpërfillur të njëjtat gjeste kur ato ndodhin me liderë të tjerë. A është ky standard i dyfishtë apo thjesht mungesë profesionalizmi?